Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj më bashkëpunëtor, ka pritur në takim Deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, i shoqëruar nga Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal Bashkim Krasniqi dhe Artan Berisha Zëvendësministër në Ministria e Arsimit. Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e komuniteteve në komunën e Deçanit për mundësit e investimit për këtë komunitet. Nga zyrtarët e zyrës për kthim dhe komunitete në komunë e Deçanit, është bërë e ditur se nga puna në teren janë verifikuar disa familje në fshatin Gramqel, Dubovik dhe në lagjen Pemishte të cilët kanë nevojë për inventarizim të shtëpive për rrugë dhe kanalizim.