leoni

Kryetari Ramosaj, ka pritur në takim Drejtorin Rajonal të Policisë Kol. Sami Shabanaj

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Kolonel Sami Shabanaj, Zëvendësdrejtori Rajonal nënkolonel Veton Elshani, Shefi i SOR-e N/, Kol Nedzad Gutiq, Shefi i Sektorit të Hetimeve Rajonale N/Kol. Agron Hasanaj dhe Komandantin e Stacionit Policorë në Deçan Kolonel Faik Jahmurataj. Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me bashkëpunimin e mirë që ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen në bashkërendimin e aktiviteteve përmes planeve të përbashkëta, të cilat do të ndikojnë në sigurinë e qytetarëve. Me këtë rast i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i falënderoj për përkushtimin e tyre, në kryerjen e detyrave dhe bashkëpunimin e mirë që ka mes policisë dhe Institucionit Komunal duke shtuar se edhe në të ardhmen ne do të vazhdojmë të jemi edhe më afër në realizimin e planeve të përbashkëta gjithmonë në të mirë të qytetarëve të Komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …