Kryetari Ramosaj ka pritur në takim kol.Ettor Galiardi

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i shoqëruar nga nënkryetari Sami Cacaj dhe Drejtori  për Mbrojtjeje Shpëtim dhe Shërbime Publike Izet Zenuni, kanë pritur në takim Komandantin e Brigadës shumëkombëshe perëndim (MNGG-W COM) kolonel Ettor Galiardi. Ndonëse ishte takim njoftues mbase Kol.Galiardi, sapo ka marrë detyrën dhe do të jetë  në mision për 6 muaj në Kosovë, kryetari Ramosaj e njoftoi më punën në institucionin komunal, zhvillimet në komunën e Deçanit, projektet për vitin 2018, zhvillimin e turizmit, sektorin e bujqësisë, gjendjen e sigurisë në komunën e Deçanit dhe një sërë temash tjera më rëndësi dhe në theks të veçante ndërtimin e raporteve të mira mes institucionit komunal dhe KFOR-it Italian ndër vite, gatishmërinë e bashkëpunimit  të vazhdueshëm, projektet e realizuara së bashku në të mirë të qytetarëve të komunës së Deçanit. Duke e vlerësuar se komuna e Deçanit është njëra nderë komunat më të qeta në nivel të Kosovës, kryetari Ramosaj tha se kjo ndodh falë qytetarëve të cilët janë të përkushtuar që të punojnë në sigurimin e ekzistencës së tyre, po ashtu dhe bashkëpunimit të mirë që kemi qoftë më institucionin komunal, policin dhe KFOR-in për çështjen e sigurisë. Pasi u njoh më të gjitha zhvillimet kol.Ettor Galiardi, tha se ne do të vazhdojmë bashkëpunimin më komunë e Deçanit dhe besoi se raportet e ndërtuara deri më tani do të vazhdojnë të jenë edhe më të mira, në do të mundohemi që të jemi sa më afër si në çështjen e sigurisë po ashtu edhe në mbështetje të iniciativave për realizimin e ndonjë projekti të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …