Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim miqësor delegacionin nga IOWA USA, të cilët po qëndrojnë në Kosovë me qëllim binjakëzimin e qyteteve të Kosovës me qytetet e IOWA-së. Me shumë kënaqësi prezantuam qytetin tonë, bukuritë, potencialin turistik që ka Deçani, arritjet dhe vështirësitë që kemi në përmbushjen e synimeve që ia kemi vënë vetes. Falënderues për vizitën kolonelit të Gardës Kombëtare të IOWA-së z.Todd Jacobus, rreshteres majore znj.Rachel Fails dhe rreshter i klasit të parë z.Bruce Roe dhe shpresojmë që bashkëpunimi dhe miqësia jonë të vazhdojë gjithmonë, ka thënë kryetari Ramosaj me këtë rast.