Kryetari Ramosaj, ka pritur në takim një delegacion gjerman, bisedohet bashkëpunim

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë ka pritur në takim delegacionin e Shoqatës Gjermano-Kosovare të udhëhequr nga Jens Kuderer, dhe Udhëheqësin e Konsullatës së Përgjithshme në Stuttgart Imer Lladrovci nënkryetarin  Junik Tahiri si dhe anëtaret e kryesisë së shoqatës Gjermano-Kosovare. Jam i nderuar që  pritëm këtë delegacion, i kryesuar nga Kuderer. Biseduam për bashkëpunimin ndër-komunal, sikur që i njoftova për mundësitë e potencialet tona, në theks të veçantë në Zhvillimin e Turizmit në komunën e Deçanit. Ne do të punojmë shumë në kuptimin e zhvillimit lokal ekonomik, sepse këto takime janë në funksion të projekteve të ardhshme të cilat mund të zhvillohen në raporte të ndërsjella për zhvillim dhe integrim. Si komunë jemi të gatshëm të lidhim marrëveshje bashkëpunimi. Nismat e tilla janë të mirëseardhura presim që ti konkretizojmë tha kryetari Ramosaj. Ndërkaq, presidenti i Shoqatës Gjermano-Kosovare, Jens Kuderer, e ka falënderuar kryetarin Ramosaj me bashkëpunëtorë për pritjen, derisa ka shfaqur interesimin për angazhim në projekte në aspektin e Zhvillimit të Turizmit. Pas pritjes në zyre, ky delegacion ka bë homazhe në Kompleksin e varrezave ‘’Dëshmoret e Kombit ‘’në Gllogjan si dhe kanë vizituar edhe rrugën Deçan –Plav për të pa nga afër bukurit dhe mundësit që ofron komuna e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …