Kryetari Ramosaj ka pritur në takim përfaqësuesin e RTM Matteo Mancini dhe përfaqësuesin e organizatës CELIM z.Valon Mejzini

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim përfaqësuesin e RTM Matteo Mancini dhe përfaqësuesin e organizatës CELIM z.Valon Mejzini. Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj ka biseduar me mysafirët për projektin “NaturKosovo – kryeqyteti natyror dhe kulturor në Kosovë dhe zhvillimi i qëndrueshëm turistik i Via Dinarica”, iniciativë që ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Kosovë. Ajo rritë burimet kulturore, historike dhe natyrore të vendit, duke gjeneruar zhvillim të qëndrueshëm dhe krijimin e mundësive të punësimit për komunitetet lokale, mbështetjen e institucioneve vendore në qeverisjen e turizmit dhe në promovimin e pjesës kosovare të Via Dinarica. Me këtë rast kryetari Ramosaj ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …