Kryetari Ramosaj, ka pritur në takim pune drejtoreshën ekzekutive të asociacionit të kompanive publike të menaxhimit të mbeturinave të Kosovës znj.Merlina Beu Muçaj

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në një takim pune drejtoreshën ekzekutive të asociacionit të kompanive publike të menaxhimit të mbeturinave të Kosovës znj.Merlina Beu Muçaj. Gjatë këtij takimi u diskutua për aktivitetet dhe planet e mëtutjeshme që synojhet në konsolidimin dhe rritjen e veprimtarisë së Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena”. Po ashtu në këtë takim kryetari Ramosaj ka biseduar me znj. Muçaj edhe mbi planet komunale që ndërlidhen me menaxhim të integruar të mbeturinave dhe që synojnë angazhimin dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të ndërmarrjes publike NPL “Higjiena” Deçan, ku përpos grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave synohet dhe nisja e zbatimit të skemave të klasifikimit të mbeturinave!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …