Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim z. Keisuke Yamanaka, të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, me rastin e nënshkrimit të Projektit për Përmirësimin e Qendrës Kryesore të Shëndetit Familjar “Adem Ukëhaxhaj”, projekt ky fitues nga Komuna e Deçanit, përkatësisht nga Drejtoria për Shëndetësi, në vlerë prej 40,266 euro, për blerje të pajisjeve të reja mjekësore. Kryetari Ramosaj është shprehur shumë mirënjohës ndaj Ambasadorit Yamanaka dhe shtetit të Japonisë për mbështetjen e deritanishme ndaj Komunës së Deçanit!