Kryetari Ramosaj ka pritur në takim zv.Ministren e Zhvillimit Rajonal Magbule Shkodra

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur  në takim zëvendësministren e Zhvillimit Rajonal zonjën Magbule Shkodra dhe Drejtoreshën e Zhvillimit Rajonal Leman Hatashi. Gjatë këtij takimi të përbashkët më gratë afariste të komunës së Deçanit kanë biseduar  lidhur më projektet të cilat rrisin interesimin, kreativitetin, seriozitetin dhe përkushtimin e tyre për të filluar dhe zhvilluar bizneset e tyre në komunën e Deçanit, mbase Ministria e Zhvillimit Rajonal lanson Skemën e Granteve ,,Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar”, në vlerë prej 1,400,000.00 Euro ku pjesë e kësaj skeme të grandeve mund te jet edhe komuna e Deçanit. Në anën tjetër edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i ka falënderuar zëvendësministren e Zhvillimit Rajonal Magbule Shkodra dhe Drejtoreshën e Zhvillimit Rajonal Leman Hatashi për prezencën e tyre në këtë takim dhe mënyrën e informimit të pjesëmarrësve për të rritur bizneset e tyre dhe rigjeneruar të hyrat dhe mundësit e punësimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …