Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj dhe Imami i Xhamisë së qytetit të Deçanit Murat Thaçi kanë pritur në takime Ardiana Qorraj Drejtoresh në Institutin e Kosovës për mbrojtjen e Monumenteve, Gani Gashi –Arkitekt –Restaurator dhe Izedin Grajçevci –Teknik –Restaurator. Instituti i Kosovës për mbrojtjen e Monumenteve ka dorëzuar projektin e detajuar të Xhamisë së qytetit të Deçanit e cila më 16 Dhjetorë 2017 pas një ere të forte është rrënuar në tersi. Ky projekt i hartuar nga Ministria e Kulturës përkatësisht nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve do të nis së zbatuari Brenda vitit 2018, mbase ky projekt është aprovuar dhe ka kaluar të gjitha procedurat përmes komisionit vlerësues të Institut. Me këtë rast kryetari Ramosaj pasi pranoi projektin e detajuar falënderoi për përkushtimin në hartimin e projektit dhe tha se, ne bashkë do të mundohemi që këtë projekt ta zbatojmë në përpikëri ashtu siç është parapa.