Kryetari Ramosaj ka pritur në zyrën e tij Kampionin Botëror në Kickboxer Azem Maksutaj

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në zyrën e tij Kampionin Botëror në Kickboxer Azem Maksutaj nga Pozhari i Deçanit i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Gjatë kësaj vizite Kampioni Maksutaj e ka falënderuar kryetarin Ramosaj për pritjen e tij dhe njëherit e përgëzoi për punët që janë bërë dhe po vazhdojnë të bëhen në komunë e Deçanit.

Kryetari Ramosaj pasi i uroj mirëseardhje kampionit Maksutaj, e përgëzoi atë për të arriturat e tij në fushën e Kicboxit dhe njëherit tha se është kënaqësi të pres në takim Kampionin Botëror në Kickbox dhe krenohem me të arriturat e bashkëvendasve tonë nëpër botë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …