Kryetari Ramosaj, ka reaguar ndaj disa zërave të individëve lidhur me raportimin e tij në Komisionin Hetimor Parlamentar për Hidrocentrale

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka reaguar ndaj disa zërave të individëve lidhur me raportimin e tij në Komisionin Hetimor Parlamentar për Hidrocentrale, ai me këtë rast ka thënë: Janë të pavërteta raportimet e disa individëve që po tentojnë të fillojnë karrierën e tyre politike në Komunën e Deçanit duke ju shërbyer qytetarëve të pavërteta! Sot isha i ftuar për raportim në Komisionin Hetimor Parlamentar për Hidrocentrale, në lidhje me ndërtimin e hidrocentralëve në Deçan. Është krejtësisht e pavërtetë që unë sot në këtë Komision kam deklaruar se nuk e di nëse Komuna e Deçanit i ka dhënë leje KELKOS-it(sepse tek e fundit komuna e Deçanit nuk është institutcioni qe ka vendosur se a duhet, apo jo, ti jepet leja për operim KELKOS-it). Unë kam deklaruar se nuk e di nëse Komuna e Deçanit i ka lëshuar leje ‘’ndërtimore’’ kompanisë KELKOS, sepse në të vërtetë nuk e dija, dhe nuk doja të thoja diçka për të cilën nuk isha i sigurt, para komisionit, nën betim. Sot para komisionit, thashë të vërtetën dhe asgjë tjetër pos të vërtetës. Sot para komisionit, fola si qytetar i Deçanit dhe asgjë më shumë e as më pak. Ju lus, të ndiqni intervistimin tim para Komisionit. Jemi bashkë, në rrugën tonë të përbashkët që ta bëjmë Deçanin ashtu si e ëndërrojmë!

Faleminderit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …