Kryetari Ramosaj ka takuar boksierin deçanas, Kushtrim Tahirukaj

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka takuar boksierin Kushtrim Tahirukaj. Ai ka shkruar:”Kisha kënaqësinë që sot të takoj boksierin e suksesshëm dhe me shumë perspektivë, bashkëvendësin tonë, Kushtrim Tahirukaj nga Lluka e Epërme e Deçanit, por që jeton dhe zhvillon karrierën sportive në Gjermani. Boksieri deçanas Kushtrim Tahirukaj, para disa ditësh shënoj fitoren e radhës, duke shënuar fitoren e 17-të me radhë në karrierën e tij, prej tyre 6 fitore pa asnjë humbje në boksin profesional. Krenarë gjithmonë me ju dhe bashkëvendasit tonë, si ju!”

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …