Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka vizituar familjen e dëshmorit Faik Ukëhaxhaj. Me këtë rast kryetari Ramosaj tha se, është kënaqësi e veçantë të takojë nënën Hasime dhe vëllezërit e Faikut, Dervishin dhe Isufin, me ç’rast i ka uruar për shtëpinë e re. Gjithmonë krenar me bashkatdhetarët tonë, të cilët vazhdojnë të ruajnë traditat tona shqiptare! E gëzofshi shtëpinë brez pas brezi! Ka thënë kryetari Ramosaj me këtë rast.