Në ditën e parë të fillimit të gjysëmvjetorit të parë, i cili siç dihet për rrethana të krijuara nga pandemia COVID-19, ka filluar sot, kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj dhe bashkëpunëtor të tjerë, kanë vizituar SHFMU ,,Lidhja e Prizrenit’’ në Deçan dhe kanë uruar nxënësit e mësimdhënësit për një proces sa më të mbarë. Mbi 5 mijë nxënës kanë nisur sot vitin e ri 2021/2022 në 20 shkolla sa numëron komuna e Deçanit. Të gjitha përgatitjet janë bërë nga DKA në koordinim të plot me drejtorët e shkollave, për mbarëvajtje të procesit mësimor ani pse në kushte jo të mira nga COVID-19. Urime të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve për një proces të rregullt dhe të mbarë të këtij viti shkollarë. Ju ka thënë kryetari Ramosaj mësimdhënësve dhe nxënësve me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë.