leoni

Kryetari Ramosaj ka zhvilluar takim me Menaxhmentin e “Hidro Drinit”

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, konfrom përgjegjësive si kryetar, ka zhvilluar takim me Menaxhmentin e “Hidro Drinit” në Deçan, Drejtorin Nasim Haradinaj dhe përgjegjësin për furnizim me ujë të pijes Petrit Januzaj. Kryetari Ramosaj njofton se uji i pijes në Deçan, është i cilësisë së lartë, sipas standardeve dhe që klorinimi i tij po bëhet në suaza të rregullta. Sasia e ujit tani për tani është e mjaftueshme. Kryetari Ramosaj ka kërkuar nga qytetarët që të na ndihmoni duke mos e keqpërdorur ujin e pijes. -Me theks të veçantë, kam një lutje për banorët e fshatit Pobergjë, që të mos ndërhyjnë në rrjetin e ujësjellësit, sepse po na shkaktojnë probleme në fshatin Dranoc, ka thënë kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …