Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ju ka drejtuar qytetarëve deçanas e sidomos atyre që dalin në bjeshkë, me një mesazh për kujdes të shtuar ndaj zjarrit, ai ndër të tjera ka thënë: Të dashur bjeshkatar, ju mundeni edhe të mos jeni të kujdesshëm, por neve po na krijoni situata ku me shumë mund po përballemi me shuarjen e zjarreve.
Fat i madh që fal Zjarrfikësve-Deçan u menaxhua me sukses vënia nën kontroll dhe shuarja e zjarrit në Zllonopoj.
Mirënjohës Zjarrfikësve-Deçan që për dy ditë rresht ishin në vijën e zjarrit, punëtorëve të parkut dhe të gjithë atyre që ndihmuan.
Bjeshkët tona janë pasuria jonë e pamatshme.
Ju lutem të keni kujdes! Ka thënë kryetari Ramosaj në mesazhin e tij për qytetarët deçanas.