Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka mbajtur debatin e dytë publik me qytetarë, ku para tyre shpalosi punën dhe aktivitetet tjera që janë mbajtur gjatë periudhës Janar-Dhjetorë 2019. Në fillim të debatit kryetari Ramosaj, përmes projektorit ka paraqitur punën e tij për periudhën Janar-Dhjetorë 2019 dhe për projektet e realizuara gjatë kësaj periudhe raportuese dhe për projektet që janë planifikuar realizohen gjatë vitit 2020. Në debat të pranishëm ishin, asamblist e zgjedhur, këshillat e fshatrave dhe të qytetit përfaqësues të OJQ-ve dhe qytetarë të cilët pas përfundimit të raportimit të kryetarit, qytetarët patën mundësi të drejtojnë pyetjet e tyre lidhur me projektet që janë zhvilluar gjatë vitit që po e lëmë pas dhe projektet që do të zhvillohen gjatë 2020-tës. Përgjigjet në pyetjet dhe shqetësimet e bëra nga pjesëmarrësit në debat u ka dhënë përgjigje, kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj. Ramosaj në fund të këtij debate tha se jam duke u munduar që më përkushtim bashkë me bashkëpunëtorët e mi ti arri objektiva që i kam vënë vetës në mandatin tim disa nga to tashmë kanë nisur.
-
Zhvillimi i Turizmit për përmirësimin e standardit jetësorë,
-
Rruga Deçan-Plavë,
-
Rregullimi i shtratit të Lumëbardhit të Deçanit,
-
Rruga në fshatin Turistik Belle,
-
Shndërrimin e Pleqes në Vendbanim,
-
Realizimin i ëndrrës për projektin e qendrës së skajimit në Bjeshkën e Blegut një projekt i cili është hartuar që nga viti 1978,
-
Elektrifikimi i Bjeshkëve,
-
Shëtitorja përgjatë rrugës tek Gryka e Deçanit,
-
Ndërtimi i qendrës Rinore,
-
Rregullimin e rrugës për në Bjeshkën e Strellcit,
-
Planin Zhvillimor Komunal dhe Hartat Zonale.