Kryetari Ramosaj mbajti konferencë për media

Ndonëse dukshëm numri i rasteve ka fillua të bie akoma mbetet e pa definuar qartë se kush është shakatari, por sipas analizave është konfirmuar se kishte baktere ne ujin e pijes. Në këtë konferencë kryetari Ramosaj, bëri me dije se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” nuk do ta ketë nën menaxhim ujin në komunën e Deçanit. “Hapat ligjorë janë të përcaktuar sepse janë rekomandime të një instituti kredibil të Kosovës. Do flasë vetëm për hapat politikë dhe administrativë që po ndiqen, kompania rajonale ‘Hidrodrini’ nuk do ta ketë më Deçanin me vete në menaxhim. Kompania do jetë kompani komunale që do ketë adresim dhe do ketë në dispozicion taksat e qytetarëve të Deçanit që kjo kompani të jetë me standard më të lartë, që kjo kompani t’i përmbushë kriteret e standardet që t’i gjendet afër qytetarëve”, pohoi Ramosaj. Ramosaj tha se sipas analizave të fundit të IKShPK-së, në disa analiza kanë dalë disa bakterie dhe ka indikacione se uji mund të jetë i kontaminuar. Ramosaj ka njoftuar se deri tani 1392 persona kanë kërkuar ndihmë në QKMF-në e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …