Kryetari Ramosaj me nxënësit e Shkollës Jusuf Gërvalla ndezën qirinj në nderim të viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nxënësit e shkollës fillore “Jusuf Gërvalla”, drejtorin e shkollës, z. Agron Berisha dhe drejtorin e Arsimit, z. Besnik Hulaj ndezëm qirinj në nderim të viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Në postimin e ktyrtarit Ramosaj në faqen e tij në facebook thuhet:

Së bashku me nxënësit e shkollës fillore “Jusuf Gërvalla”, drejtorin e shkollës, z. Agron Berisha dhe drejtorin e Arsimit, z. Besnik Hulaj ndezëm qirinj në nderim të viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Ne nuk harrojmë! Fëmijët janë dëshmia që kujtimi për sakrificën e të rënëve nuk do të shuhet kurrë.

Lavdi të rënëve dhe respekt i përjetshëm për të mbijetuarit që mbartin barrën e kujtimeve, por edhe krenarinë e mbijetesës.

BR

Kontrolloni gjithashtu

Rivarrosen eshtrat e Elhami Tahiragës, qytetarit të zhdukur që nga viti 1998

Pas 27 vjetësh, të premtën u rivarrosën eshtrat e Elhami Tahiragës, një qytetar i pafajshëm, …