Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj me të rinjtë e Deçanit, nën organizimin e Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim, me drejtorin Isuf Demhasaj, janë ngjitur në atraksionin turistik “Via Ferrata” për nder të 23-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Deçanit, për të nderuar kështu luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e njëkohësisht për të promovuar më së miri bukuritë e rralla të bjeshkëve tona!