Kryetari Ramosaj mirëpret bashkatdhetarët

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ju ka drejtuar bashkatdhetarëve me rastin e ardhjes së tyre në vendlindje, ai me këtë rast ka thënë: Jemi ne prag të ndërrimit te moteve dhe ju jeni duke mbërritur ne vendlindje. Jam i lumtur qe keni ardhur e vazhdoni të vini për t’i vizituar familjet tuaja dhe festat ti gëzoni në vendin tuaj të gjithë bashkë duke e mbyllur një vit aspak te lehtë për secilin. Si kryetar i komunës së Deçanit jam në shërbimin tuaj, duke ju uruar së pari udhëtim të mbarë, dhe ju premtoj se institucionet komunale janë në shërbimin tuaj me të gjitha kapacitetet. E-Kiosku në hyrje te komunës është për shërbime online, për nxjerrjen e dokumenteve bazë krahas administratës e cila do të operoj me të gjitha kapacitetet brenda kompetencave komunale. Po vazhdojmë të mbajmë të gjithë hapësirën publike bukur dhe pastër. Qyteti është rregulluar për festat e fundvitit, ashtu që ju të krenoheni me vendin tuaj dhe progresin që ka Komuna e Deçanit. Meqë jemi në kohë pandemie, ju lus që ti zbatoni rregullat e institucioneve shëndetësore që ta mbroni veten dhe familjet tuaja duke vendos maskat respektuar distancën etj. Ju i keni dhënë shumë vendit tuaj në të gjitha periudhat, dhe detyrë e jona është t’ju shërbejmë institucionalisht dhe për këtë obligohem të jem në krye të detyrës. Besoj se do të takohemi në qytet, në zyrën time apo kudo që ju keni dëshirë, natyrisht me respektim të rregullave dhe distancës, dhe me kënaqësi do t’i dëgjoj, vërejtjet, këshillat dhe sugjerimet tuaja.

I juaji kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …