Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj. ishte pjesë e organizimeve në shënimin e ditës së shkollës në SHFMU “Dëshmorët e Vokshit” në Pobërgjë dhe të SHFMU “Isa Boletini” në Isniq.
Me këtë rast kryetari Ramosaj ishte falënderues për punën e palodhshme të drejtorëve dhe mësimdhënësve në këto shkolla. Nxënësve ju urojë suksese të vazhdueshme dhe të na bëjnë krenarë me arritjet e tyre!