Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më ekzekutivin komunal, ka pritur në takim Komandantin e Stacionit Policorë në Deçan Tog. Nysret Xhurkaj si dhe Shefin e hetimeve Tog. Alberim Mujaj. Duke e çmuar lartë bashkëpunimin mes institucionit Komunal dhe Policisë, si dhe policisë dhe qytetarëve për rendin dhe sigurinë, për zbardhjen e rasteve të shumta gjatë vitit 2018 dhe në fillim të këtij vitit 2019 kryetari Ramosaj ndau dy mirënjohje. Për : Stacioni Policor në Deçan
Me motivacion – Për bashkëpunimin e ndërsjelle me institucionin Komunal, dhe për sigurinë e qytetarëve të komunë tonë. Këtë mirënjohje e pranoi Komandantin e Stacionit Policorë në Deçan Tog. Nysret Xhurkaj.
Më motivacion – Për aktin e tyre shumë profesional të kryer në shërbim të mbrojtës së jetës dhe pasurisë së qytetarëve. Këtë mirënjohje e pranoi Shefi i hetimeve Tog.Alberim Mujaj .
Kryetari Ramosaj e çmoi angazhimin policor në fushën e sigurisë duke i bërë qytetarët e komunës së Deçanit të ndihen të sigurt, ndërsa stafi komandues i stacionit policor Deçan, falënderoi kryetarin Ramosaj dhe ekzekutivin komunal për mirënjohje, ndërsa u zotua se angazhimi dhe veprimet policore do të vazhdojnë të jenë komfor autorizimeve në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë në interes të sigurisë.