Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, ndau mirënjohje për nxënësen e dalluar të gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” Alisa Çekaj, me motivacionin për arritje të lartë në matjen e IQ (koeficienti i inteligjencës). Krenar me ty Alisa, vazhdo të jesh shembull për gjeneratat e reja! Suksese në jetën profesionale, fat në jetë e shëndet, i ka thënë kryetari Ramosaj, nxënëses Alisa Çekaj!