Kryetari Ramosaj në mbështetje të bizneseve

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, nënkryetari, z. Sami Cacaj dhe zyrtarët tjerë komunal kanë vizituar të mërkurën kompaninë Gogaj në Deçan.

Ramosaj në postimin e  tij në facebook ka shkruar:

Gjigandi i bizneseve, një nga bizneset më të mëdha në Kosovë, me një sukses të jashtëzakonshëm – Kompania Gogaj.

Me një ekip punëtorësh të përkushtuar që bëjnë punë të palodhshme e të jashtëzakonshme, kjo kompani është dëshmi e fuqisë së sipërmarrjes dhe zhvillimit ekonomik në vendin tonë.

Përgëzoj ekipin e Gogaj për punën e palodhshme dhe përkushtimin!

Gjithnjë në mbështetje të bizneseve deçanase!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati nderon me mirënjohje mërgimtarin Sami Zogaj

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka ndarë mirënjohje për mërgimtarin Sami Liman Zogaj, …