Në ndërrimin e moteve, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka vizituar stafin e QKMF-së, Stacionin Policor dhe zjarrfikësit, ku me këtë rast i ka falënderuar për punën dhe angazhimin e pakursyer, që çdo herë janë në shërbim të qytetarëve të komunës së Deçanit. Mirënjohje dhe respekt gjithmonë, ju ka thënë kryetari Ramosaj!