Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me drejtoreshën për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, nënshkruan buxhetin e Komunës së Deçanit për vitin 2024, në vlerë prej 13,508,082.00 €, të miratuar dje në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. Ky buxhet përfshinë shumë projekte të konceptit zhvillimor, të ecjes përpara të Komunës së Deçanit.