Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, për nderë të 7 Marsit, ditës së mësuesit, bashkë me Drejtorinë e Arsimit, ka ndarë mirënjohje për mësimdhënësit e komunës së Deçanit. 7 Marsi është burim frymëzimi për edukimin e popullit gjeneratë pas gjenerate dhe i tillë do të mbetet gjithmonë, sepse janë pikërisht shkollat tona ato që nxorën dijetarë, mësues e luftëtarë të lirisë. Urime 7 Marsi mësues, urime dita juaj. Ju që i jepni dritë, frymë e shpirt kombit. Faleminderit për sakrificën, mundin dhe durimin tuaj, ka thënë kryetari Ramosaj me këtë rast.