Kryetari Ramosaj për nderë të 7 Marsit, ndanë mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar nga 7 Marsi i vitit 2021 deri më sot

Për nder të 7 Marsit, ditës së mësuesit, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, kanë ndarë mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar nga 7 Marsi i vitit 2021 deri më sot. 7 Marsi është burim frymëzimi për edukimin e popullit gjeneratë pas gjenerate dhe i tillë do të mbetet gjithmonë, sepse janë pikërisht shkollat tona ato që nxorën dijetarë, mësues e luftëtarë të lirisë. Urime 7 Marsi mësues, urime dita juaj. Ju që i jepni dritë, frymë e shpirt të kombit.

Faleminderit për sakrificën, mundin dhe durimin tuaj! Ka thënë kryetari Ramosaj me këtë Rast.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan kontratën për realizimin e projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj nënshkroj të enjtën kontratën me përfaqësuesin e …