Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj priti në takim drejtorin e Federatës së Golfit të Kosovës, z. Lavdim Zylfiu, si dhe bashkatdhetarin, z. Berat Memaj i cili jeton dhe punon në Zvicër. Me ta diskutuan mundësinë e krijimit të kushteve më të përshtatshme të zhvillimit të sportit të golfit në Komunën e Deçanit. Kryetari Ramosaj tha se ashtu siç edhe jemi prononcuar, jemi të hapur për çfarëdo mundësie të bashkëpunimit për një qytet me perspektivë dhe standard të duhur, duke shfrytëzuar të gjitha potencialet që ky qytet i posedon.