Me qëllim të ndriçimit të së vërtetës tonë historike, dorëzuam sot tek Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, mijëra faqe dokumentacion i dëmeve të luftës, që deri më tani janë ruajtur në Arkivin e Komunës së Deçanit.
Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të këtij Instituti, z. Atdhe Hetemin bashkë me udhëheqësen e Divizionit për Përpunim dhe Arkivim të këtij Instituti, znj. Kimete Haxholli.
Kryetari Ramosaj shprehi gatishmërinë për bashkëpunim në këtë proces shumë të rëndësishëm për historinë dhe të kaluarën e vendit tonë, për të ofruar dëshmitë që mbajnë institucionet lokale.
Ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Deçanit të cilët posedojnë dëshmi për krimet e kryera në Kosovë, t’i dorëzojnë në Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, i cili gjendet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Këto të dhëna me rëndësi historike, i shërbejnë institucioneve shtetërore e gjithë shoqërisë si dëshmi e së vërtetës dhe drejtësisë që meriton shoqëria jonë.