KRYETARI RAMOSAJ PRITI NË TAKIM KRYEMINISTRIN AVDULLAH HOTI, I BINDUR SE RRUGA DEÇAN-PLAVË DO TË PËRFUNDOHET

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Kryeministrin e Republikës ë Kosovës Avdullah Hoti. Gjatë këtij takimi janë diskutuar një sërë temash me rëndësi për komunën e Deçanit e në veçanti ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë. “Është përkushtim yni i përbashkët që të ndërtohet rruga dhe të zgjidhim kontestin në tërësi. Vlerësoj dhe shpresoj që jemi në rrugë të mirë për të zgjidhur të gjitha problematikat në të cilat Deçani përballet qe një kohë të gjatë, ne kemi jetuar të gjithë bashkë, kemi jetuar edhe në të kaluarën bashkë dhe po ashtu zgjidhjet do ti bëjmë të përbashkëta për të mirën e qytetarëve të Deçanit. Ka shumë konteste e zgjidhja është vetëm një, në të mirë të qytetarëve dhe të Manastirit e patjetër se rruga Deçan-Plavë do të behët tha Ramosaj. Ndërsa Kryeministri Hoti tha se: “Diskutuam për çështje të rëndësishme, për zhvillimin ekonomik lokal të Deçanit, në veçanti për ndërtimin e rrugës së manastirit. Kemi kulturë institucionale për të respektuar ligjet e nxjerra nga Kuvendi i Kosovës si dhe vendimet e nxjerra nga institucionet tona. Jemi këtu për të mbrojtur dhe promovuar interesat e banorëve të Deçanit si dhe për të treguar kujdesin e nevojshëm për objektet kulturore dhe fetare. Jam i bindur që në diskutimet në ditët dhe në javët e ardhshme do të gjejmë zgjidhje më të mirë, të dakorduar nga të gjitha palët”, ka thënë Hoti. E në anën tjetër Igumenei i Manastirit të Deçanit Sava Janjiq tha se ky takim ishte mjaft i rëndësishëm mbase kemi diskutuar shumë tema e në theks të veçantë rrugën Deçan –Plavë ku për të mbetet problem ndërtimin i kësaj rrugë sepse i prish qetësinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …