Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, priti në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka me bashkëpunëtorë, ku nënshkruan aneks-marrëveshjen për financim të projektit për ndërtimin e objektit të Trashëgimisë Kulturore, ku po ashtu edhe vizituan punimet. Kryetari Ramosa e ka falënderuar Ministrin Damka për mbështetjen e dhënë për realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë, i cili do të promovoj më së miri vlerat kulturore të qytetit të Deçanit.