Kryetari Ramosaj, priti në takim përfaqësueset e Forumi Kosovar për Aftësi të Kufizuara  

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më zyrtarin e DKA-së Ramiz Bajramaj dhe shefen e kabinetit Dafina Cacaj, kanë pritur në takim Saranda Uka dhe Bahrije Hajdini nga Forumi Kosovarë për Aftësi të Kufizuara. Temë e këtij takimi ishte diskutimi rreth përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsimim në komunën e Deçanit. Kryetari Ramosaj i njoftoi për gjendjen e arsimit në komunën e Deçanit, po ashtu edhe për trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta ku në këtë fushë qëndrojmë mirë, nuk ka fëmijë që diskriminohen, kemi edhe klasë të fëmijëve me nevoja që trajtohen mjaft mirë dhe jemi duke bërë përpjekje në vazhdimësi që secili të jetë i barabartë në këtë fushë. Ramosaj po ashtu tha se si institucion mundohemi që familjet që kanë fëmijë me nevojë për shkollim të mëtutjeshme  tua mbulojmë shpenzimet e udhëtimit duke pas parasysh specifikat dhe kërkesat e tyre. Ndërsa zyrtari i  DKA-së Ramiz Bajramaj , bëri të ditur se falë bashkëpunimit të mirë direkt me zyrën e kryetarit ne kemi arrite që të kemi edhe Komisionin Komunal  për vlerësimin pedagogjik të fëmijëve me nevoja të veçanta të cilët në mënyrë vullnetare janë duke kryer punë e tyre.

Komisioni ka këtë përbërje:

Ramiz Bajramaj –DKA-koordinator

Besarta Tahirukaj Idrizi –psikologe

Dr.Hasan Gjikokaj-Pediater

Ibrahim Lushaj –QPS-pedagog special

Arberesha Selmanaj –pedagoge

Hysen Balaj-pedagog

Mihane Dautaj Mësimdhënëse

Bashkim Berisha –mësimdhënës

Anëtar të tjerë sipas kërkesave të komisionit janë:

  1. Florenta Molliqaj –këshilltare profesionale

  2. Burim Bruqaj-asistent këshillues

  3. Ahmet Mahmutaj –Mësues udhëheqës

Bajramaj, shtoi se tashmë jemi në fazën e kompletimit edhe te një zyre për ofrimin e shërbimeve të veçanta, ku me një vendim nga kryetari Ramosaj, na është ofruar hapësirë e bollshme për zhvillim të aktiviteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …