Kryetari Ramosaj priti në takim përfaqësuesit e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim IOM-Programi EU – CSP IV

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, priti në takim përfaqësuesit e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim IOM-Programi EU – CSP IV. Kryetari Ramosaj paraprakisht i falënderoi donatorët e programit EU-CSP. Bashkimin Evropian dhe Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. si dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migrim – IOM për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë komunës së Deçanit si dhe bashkëpunimin në realizimin e shumë projekteve të cilat kanë qenë pjesë e planit zhvillimor strategjik të Komunës së Deçanit. Projekt ky në vlerë prej 15,869.00 eurove për shkollën “Drita” Gramaçel. Implementimi i këtij projekti do të ketë ndikim pozitiv në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve edukativo-mësimore për nxënësit e shkollës “Drita” në Gramaçel. Shkolla “Drita” është shkollë multietnike dhe është shembull i gjithëpërfshirjes. Ne si Komunë e Deçanit zotohemi që do të angazhohemi maksimalisht në monitorimin dhe mirëmbajtjen e këtij projekti pas implementimit. Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, ka thënë kryetari Ramosaj!

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …