Kryetari Ramosaj priti në takim përfaqësuesit e Sekretariatit të Përbashkët Teknik

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, priti në takim përfaqësuesit e Sekretariatit të Përbashkët Teknik (SPT) të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi – Kosovë, z. Gazmir Raci dhe znj. Sanja Todorovic, të cilët prezantuan në mënyrë të detajuar programin IPA III, i cili do të lansohet së shpejti. Po ashtu diskutuan për rezultatet e arritura në IPA II, ku Komuna e Deçanit ka qenë një ndër komunat përfituese të programit dhe falë bashkëpunimit të mirë Deçani është një ndër komunat që mund të jenë përfitues i projekteve të reja. Kryetari Ramosaj shpreh gatishmëri për bashkëpunim, në mënyrë që të realizojmë projekteve të dobishme për qytetin dhe qytetarët tonë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …