Kryetari Ramosaj priti në takim pjesëtarë të KFOR-it

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me kolegë, priti në takim zv. Komandatin e KFOR-it të Komandës Regjionale Perëndim, nënkolonel Besnik Fana dhe pjesëtarë tjerë të KFOR-it, ku nënshkruam Memorandum të Bashkëpunimit në mes të Komunës së Deçanit, KFOR-it dhe Universiteteve Publike të Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës. Ky Memorandum do të shërbej për të identifikuar dhe zbatuar projekte që do të ndihmojnë në promovimin e arsimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për të gjitha komunitetet dhe zhvillimin e turizmit në komunat nënshkruese të këtij memorandumi. Orientim zhvillimor i Komunës së Deçanit është zhvillimi i turizmit, andaj ky memorandum është një bazë e mirë për zhvillimin e kësaj dege të ekonomisë në komunën tonë. Falënderoj Komandën Regjionale Perëndim për bashkëpunimin e vazhdueshëm në realizimin e shumë projekteve me komunën tonë, të cilat kanë ndikuar në mirëqenien e qytetarëve!

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …