Kryetari Ramosaj priti në takim rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka”, prof. dr. Armand Krasniqi

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj priti në takim rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka”, prof. dr. Armand Krasniqi, me të cilin ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi në mbështetje të koncept dokumentit për krijimin e Forumit Ekonomik Rajonal “Dukagjini” (FERD). FERD ka si qëllim kryesor promovimin, zhvillimin ekonomik, akademik dhe social të rajonit dhe synon nxitjen e dialogut rajonal me qëllim të politikave ekonomike, vlerave sociale, politike dhe kulturore. Sipas memorandumit institucionet do të angazhohen të bashkëpunojnë në hartimin e strategjive të përbashkëta, projekteve dhe programeve që kanë për qëllim investimet që përmirësojnë cilësinë e arsimit, inovacionin, trajnimin e stafit dhe rritjen e konkurrueshmërisë ekonomike të rajonit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …