leoni

Kryetari Ramosaj priti Vjosa Osmani në takim

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë ka pritur në takim, Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, e shoqëruar nga deputetet Haxhi Avdyli, Albena Reshitaj dhe Mimoza Kusari Lila. Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj i njoftoi për se afërmi lidhur me situatën në komunën e Deçanit, për projekte të cilat janë duke u realizuar, për ato të cilat janë realizuar, sfidat me të cilat po përballët Institucioni komunal sidomos ditëve të fundit për pengesat që janë paraqitë në realizimin e ëndrrës se qytetarëve të komunës së Deçanit për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, të cilën e quajmë edhe ,,Rruga e Jetës’’. Kryetari Ramosaj tha se potencialin që ka trashëgimia natyrore në komunë e Deçanit, vështirë që mund të gjendet në ndonjë vend, andaj ne me të drejt po kërkojmë që të kemi një zhvillim më të mirë në komunën tonë të krijojmë kushte më të mira për fëmijët tanë, të rrisim edhe mundësinë e krijimin të një mundësie më të mirë për banorët e komunës së Deçanit që të sigurojnë një ekzistencë të familjes duke Zhvilluar Turizmin. Si Kryeparlamentarja Osmani, po ashtu edhe Deputetet u zotuan se do të jenë më të zëshëm karshi situatës së krijuar në Deçan, duke shtuar se ne jemi këtu për të treguar se në këtë rrugëtim nuk do të jesh vetëm në realizimin e këtyre projekteve në të mirë jo vetëm të qytetarëve të komunës së Deçanit por edhe gjithë vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …