Kryetari Ramosaj: Rruga është objekt i cili nuk i bën dëme Manastirit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, është shprehur ne lidhje me rrugën e zhvillimit ekonomik të komunës që kalon pran manastirit të Deçanit. Ai ndër të tjera ka thënë: Të dashur qytetarë, në ditën kur kam marrë mandatin si kryetar i Komunës së Deçanit jam betuar se do të angazhohem për zhvillimin e qytetit tim, që të jetë një qytet joshës për qytetarët që jetojnë në këtë komunë, të cilët ma kanë besuar këtë detyrë. Shqetësimi im, është varfëria dhe largimi i të rinjve që po ndodh çdo ditë, gjë që ky shqetësim po thellohet. Për ta ndalur këtë, jam i përkushtuar që të krijojë mundësi dhe t’i shfrytëzojë pasuritë për zhvillimin ekonomik. E kjo bëhet vetëm duke i shfrytëzuar bjeshkët tona me potencialin e tyre që na i ka dhuruar zoti. Për çudi këto të mira të dhuruara nga zoti, na i pamundësojnë njerëzit të cilët nuk ia duan të mirën qytetarëve të Deçanit. U bën 20 vite pas luftës, ku nga atëherë e deri më tani askush nuk ka menduar se si qytetarëve të Deçanit t’u mundësohet një jetë më e mirë, por që nga atëherë Deçanit iu kanë servuar dhe iu kanë bërë mbi 20 të këqija që jeta e qytetarëve të bëhet e padurueshme dhe mos të kenë vullnet për të jetuar në vendin e tyre. Bazuar në këto të bëra të cilat tani nuk dua t’i përmendi, qytetarët e Deçanit ende udhëtojnë nëpër rrugën e cila është kaluar me vështirësi, të cilën e shkatërruan dhe e degraduan me ndërtimin e hidrocentraleve, ku ndërtimi i tyre u përkrahë nga niveli qendror, dhe me pëlqimin e Manastirit të Deçanit. Që këtë rrugë ta bëjë funksionale, e cila rrugë është ekzistuese dhe pronë e Ministrisë së Infrastrukturës, unë kam komunikuar me Manastirin nga të cilët kam marrë dakordim. Punimet kanë filluar dhe janë duke vazhduar për rregullimin e rrugës, por që dy ditë janë aktivizuar si personeli i Manastirit po ashtu edhe zyrtarët e lartë të nivelit qendror dhe ndërkombëtar që t’i pengojnë punimet në ndërtimin e rrugës së jetesës për deçanasit. Theksoi se, nuk e kam qëllimin për ta provokuar as për t’i bërë dëme Manastirit të Deçanit por qëllimi i vetëm është që t’u krijohet mundësia qytetarëve të Deçanit për një jetë më të mirë, ashtu siç̧ jetojnë i gjithë njerëzimi. Rruga është objekt i cili nuk i bën dëme Manastirit, si dhe renovimi i saj nuk bie ndesh me ligjin e zonë së veçantë në çka thirret përfaqësuesi i Manastirit. Nëse dikush ka bërë shkelje, është vet Manastiri i cili ka lëshuar pëlqim për ndërtimin e objektit industrial të hidrocentralit mu pranë mureve të Manastirit. Përfundimisht punimet në ndërtimin e kësaj rruge nuk do të ndalen për asnjë çmim, sepse askujt nuk jemi duke i shkaktuar dëm, por jam duke krijuar mundësi për një jetë më të mirë për qytetarët e mi! Kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …