Kryetari Ramosaj takoi Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë Michael Davenport

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, priti në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë Michael Davenport. Misioni i OSBE-së në Kosovë gjithmonë ka mbështetur institucionet e vendit, sundimin e ligjit si dhe zhvillimin e demokracisë në vendin tonë. Duke u nisur nga kjo, edhe në takim u fol për tema të tilla si për projektet që janë realizuar deri më tani në qytetin e Deçanit, është folur për hapjen e shkollave të reja, për përkrahjen e komuniteteve e tema të ngjashme. Ambasadori Davenport e siguroi kryetarin Ramosaj për mbështetjen e tij në të mirën e vendit. Kryetari Ramosaj ofroi gatishmërinë për bashkëpunimin e tij dhe të Komunës së Deçanit në misionin që ai e drejton.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …