Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka takuar punëtorët e Administratës komunale bashkë më drejtorin Jashar Dobraj, për tu njoftuar më për se afërmi më punën e këtij dikasteri, specifikat e sajë dhe kërkesat e administratës komunale. Gjatë këtij takimi drejtori e njoftoi kryetarin, se ky dikaster gjatë vitit që lamë pas ka arritur që të shqyrtoi mbi 51 mijë e 610 dokumente të natyrave të ndryshme, është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe dhe për këtë duhet falënderuar stafi i cili më një përkushtim të jashtëzakonshëm po punon që të jetë sa më afër qytetarit. Kryetari Ramosaj tha se në vazhdimësi do të mundohemi që të krijojmë kushte më të mira si për stafin punues po ashtu edhe për qytetarët të cilët kërkojnë dokumente të natyrave të ndryshme. Vlen të theksohet se në vitin 2019 komuna e Deçanit ka planifikuar mjete buxhetorë që të vendosë E-KIOSKUN, ku qytetarët edhe gjatë vikendit do të kenë mundësi që vet të pajisen më certifikata.