Kryetari Ramosaj takon këshillat e fshatrave

Jemi në sezonin pranverorë dhe pothuajse të gjitha fshatrat kanë nevojë për ujitjen e tokave bujqësore ky është qëllimi i takimet që jemi bashkë këtu për të diskutuar lidhur më shqetësimin e banorëve të komunës së Deçanit që gjatë sezonit verorë tokat e tyre bujqësore të ujiten.  Kështu tha kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj në  fillim të takimit, ku për këshillat e fshatrave bëri të ditur se prezent në këtë takim janë edhe zyrtarët përgjegjës të Shoqërisë Aksionare KRU ,,Drini i Bardhë ‘’ në Deçan. Bashkë më ju do të mundohemi që të zgjidhim problemin e hapjes së vijave për ujitje bashkë më KRU ,,Drini i Bardhë’’ tha ndër të tjera kryetari Ramosaj, duke kërkuar mirëkuptim të banorëve që me kompaninë në fjalë të bashkëpunojmë në mënyrë që tokat e tyre bujqësore të mos mbesin pa ujit gjatë sezonit verorë. Nëse dëshirojmë  që arat në sezonin verorë të kenë edhe ujin për ujitje në duhet të jemi më bashkëpunëtor tha Ramosaj. Nga ky takim u dakorduan që përfaqësuesit e fshatrave bashkë më KRU ,,Drini i Bardhë ‘’ në Deçan të bashkëpunojnë ngushte në hapjen e këtyre kanaleve sa më parë që është e mundur mbase mjetet janë të ndara në bashkëpunim më Institucionin Komunal dhe SHA –KRU ,,Drini i Bardhë’’ në Deçan. Gjatë këtij takimi u bë e ditur se kompania e kontraktuar për hartimin e projekteve  është duke punuar intesivisht për përfundimin e të gjitha kërkesave për kanalet e ujitjes për betonim dhe brenda këtij viti pritet që të nisin punimet në disa kanale ku tashmë edhe projektet janë të përfunduara .

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …