Kryetari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, z. Izet Zenuni, priten të hënën në takim z. Olivier Boudart, Drejtor i Departamentit për Zhvillim Territorial dhe Agjendë të Gjelbër në Zyrën e BE-së në Kosovë dhe znj. Merlina Beu Muçaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës për Pastërti dhe Ambient “Pamkos”. Në këtë takim u diskutua mbi çështjet kyçe në sektorin e menaxhimit të mbeturinave, planifikimeve strategjike në këtë sektor dhe për mënyrën e implementimit të projektit për menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave në rajonin e Dukagjinit.
Kryetari Ramosaj shprehu gatishmërinë për të adresuar e marr përsipër obligimet institucionale në fushën e menaxhimit të mbeturinave.