Kryetari Ramosaj, takon përfaqësues nga DEMOS-i

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj më bashkëpunëtorë ka pritur në takim përfaqësues nga organizata DEMOS-it, Majlinda Jupolli, Fatime Rrahmani dhe Enisa Rashlani. Gjatë këtij takim u prezantua vlerësimi i treguesve të garantit të përformacës për komunën e Deçanit. Komuna e Deçanit me performancën komunale për vitin 2017, qëndron mirë krahasuar më vitin 2016. Nga Koordinatori i komunës për përformancë u kërkua që treguesit e performacës  që ka mundësi komuna ti përmirësoi brenda vitit 2018. Gjithashtu përfaqësueset e DEMOS –it njoftuan se shumë shpejtë do të filloi trajnimi për formën e re online të performancës dhe kërkuan që të gjithë zyrtarët e performacës të jenë pjesëmarrës të këtij trajnimi. Të njëjtat gjithashtu njoftuan se në vitin 2019 do të filloi trajnim enkas për një person përgjegjës i cili do të merret me përmirësimin e indikatorëve dhe të treguesve të performacës . Ndryshe DEMOS-i përkrah të gjitha komunat e Kosovës për të sjellë ndryshime sistematike që nxisin qeverisjen e mirë dhe ofrimin e shërbimeve më të mira që ndikojnë pozitivisht në jetën e përditshme të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …