Kryetari Ramosaj takon stafin e QKMF-së në Deçan

Duke e ditur se QKMF ,,Adem Ukëhaxhaj’’ në Deçan gjat tërë vitit përballet më një fluks të madh të qytetarëve dhe stafi i QKMF-së, ç’do herë është i gatshëm të jet në shërbim të tyre, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj më bashkëpunëtorë ka vizitu QKMF-në ku është pritë nga drejtoi Dr. Selmon Berisha, dhe stafi punues mjek, infermier etj. Gjatë këtij takimi të përbashkët u njohë edhe më punën e kësaj shtëpie të madhe gjatë këtij viti, specifikat e punës, shërbimet që kryhen dhe kërkesat e tyre, ku sfidë vazhdon të mbetet furnizimi më barna esenciale dhe kërkesat e shumta të qytetarëve. Marrë në përgjithësi nga raporti i punës është për tu lavdëruar një punë me përkushtim, një staf i përgatitur, gjithmonë në shërbim të qytetareve. Jemi dukë bërë përpjekje të vazhdueshme që çdo ditë e më shumë të krijojmë kushte më të mira si për stafin mjekësorë po ashtu edhe për qytetarët që frekuentojnë QKMF-në, tha Kryetari Ramosaj e kjo bëhet falë një bashkëpunimi të mëri mes Institucionit Komunal dhe QKMF-së.

Një falënderim të madh për secilin nga ju!

Punë të mbarë, e suksese në vitin 2020! U ka thënë kryetari Ramosaj punëtorëve të QKMF-së.

Kontrolloni gjithashtu

Formohet Fondi për shpërblimin e raportimeve për ndotje të mjedisit

Me moton Raporto, shpërblehu, ndihmo mjedisin, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi  ka …