Kryetari Ramosaj- “Të dashur bashkatdhetarë, mirë se vini në vendlindjen tuaj”

Kryetari Ramosaj shprehi gatishmërinë për ardhjen e bashkatdhetarëve dhe ka thënë se kam kënaqësinë e veçantë që si kryetar komune të jem me ju dhe në dispozicionin tuaj gjatë këtyre ditëve. Andaj ju ftoj në zyrën time për kafen e mëngjesit, nga data 25 Korrik deri me datë 5 Gusht, nga ora 8:00 deri në ora 10:00, të takohemi e bashkëbisedojmë për gjitha temat që ju preokupojnë, për idetë tuaja, për zhvillimin e Deçanit apo për tema të lira të cilësdo natyrë. Të gjitha institucionet që veprojnë në Komunën e Deçanit do të jenë në dispozicionin tuaj me gatishmëri të shtuar, gjatë gjithë qëndrimit tuaj në vendlindje! Gjatë këtyre ditëve Komuna e Deçanit do të organizoj aktivitete të ndryshme për nder dhe respekt ndaj jush.

– Me datë 23 korrik, nga ora 10:00 organizohet Debat Publik me bashkatdhetarë për Planin Zhvillimor Komunal;

– Me datë 3 gusht, organizohet takim mikpritës për bashkatdhetarët te Kompleksi Turistik “Fetnete Ramosaj”;

– Me datë 6 gusht, do të bëhet zbulimi i shtatores së heroinës Fetnete Ramosaj, te Kompleksi Turistik (te Podi i Gështenjave).

Jemi falënderues për kontributin tuaj për vendin, e në veçanti për qytetin e Deçanit dhe ju dëshirojmë qëndrim të këndshëm në vendlindje, pranë më të dashurve tuaj!

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …