Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, u takua me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, për të biseduar rreth projekteve aktuale dhe përmbylljen e atyre që janë në realizim, në mënyrë që të përmbushen kërkesat e sportistëve, të rinjve dhe artistëve të komunës së Deçanit.