Kryetari Ramosaj vlerson angazhimin e Bashkësisë Islame në Deçan, për ruajtjen dhe rritjen e vlerave njërëzore duke përquar gjithmonë frymën e bashkëpunimit dhe solidaritetit!
Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj Ramosaj bashkë me Kryesuesin e Kuvendit Komunal, z. Hajdar Sutaj dhe Drejtorin komunal të Urbanizmit, z.Ramë Melaj, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan, me ç’rast u pritën nga Kryetari, Naser ef. Tolaj, Sekretari i KBI-së Musa ef.Ukaj, dhe antarët e Këshillit të BI-së Qendrim ef.Kameraj e Alban ef. Idrizaj!
Kryetari Ramosaj u përcjelli urimet më të mira, Kryetarit Tolaj, imamëve, dhe të gjithë besimtarëve të besimit Islam me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke vlerësuar lartë rolin dhe angazhimin e KBI-së në Deçan, për përkushtimin e tyre, në ruajtjen dhe rritjen e vlerave njërëzore e vëllazërore, duke përquar gjithmonë frymen e vëllazërisë, bashkëpunimit e solidaritetit!
Kryetari Ramosaj, porositi të kujtojmë se Ramazani nuk ishte thjesht një muaj privimi, por një rrugëtim shpirtërorë që na bën më të ndërgjegjshëm, më falës, dhe më të afërt me Zotin dhe me njëri tjeterin!
Agjërimi na ka mësuar përkushtimin, durimin dhe mëshirën, por mbi të gjitha, na ka kujtuar rëndësinë e respektit dhe mirësisë ndaj njëri tjetrit, vlera që duhet ti ruajmë dhe ti jetojmë çdo ditë, ka thënë ndër të tjera kryetari Ramosaj gjatë vizitës në selinë e KBI-së në Deçan.